Ekonomia Online
FUNDIT

Komisioni Evropian ofron 70.5 milionë euro për Kosovën

Komisioni Evropian ofron 70.5 milionë euro për Kosovën

Komisioni Evropian ka miratuar programin për vitin 2016 për Kosovën për dhënien e 70.5 milionë euro për të mbështetur rrugën evropiane të Kosovës. Në kuadër të Programit për Veprim të Kosovës për vitin 2016, do të mbështeten sektorët e mëposhtëm: demokracia dhe qeverisja, sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore, konkurrenca dhe inovacioni,  arsimi, punësimi […]

Komisioni Evropian ka miratuar programin për vitin 2016 për Kosovën për dhënien e 70.5 milionë euro për të mbështetur rrugën evropiane të Kosovës. Në kuadër të Programit për Veprim të Kosovës për vitin 2016, do të mbështeten sektorët e mëposhtëm: demokracia dhe qeverisja, sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore, konkurrenca dhe inovacioni,  arsimi, punësimi dhe politikat sociale.

“BE-ja është partneri, investitori dhe donatori kryesor i Kosovës dhe kjo ndihmë e re rikonfirmon angazhimin e BE-së ndaj rrugës evropiane të Kosovës”, ka thënë Shefja e Zyrës së BE-së/PPBE Nataliya Apostolova.

“Ndihma e BE-së ka krijuar qindra vende pune në Kosovë dhe ka përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve të Kosovë në shumë fusha duke përfshirë zhvillimin, infrastrukturën, mbështetjen për NMVM-të, mbështetjen për prodhimin bujqësor, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, luftën kundër korrupsionit, etj”, ka thënë Apostolova.

Qëllimi kryesor i veprimit në kuadër të demokracisë dhe qeverisjes është mbështetja e mëtejshme e integrimit të Kosovës në ekonominë globale dhe forcimi i rolit të administratës së Kosovës në promovimin e zhvillimit socio-ekonomik në tregti, lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve dhe forcimi i përafrimit sektorial në përputhje me obligimet e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA).

Përveç mbështetjes së zbatimit të MSA-së, ndihma financiare për vitin 2016 poashtu synon të ndihmojë në zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane e cila u lansua së fundmi.

Veprimi në lidhje me sektorin e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore do t’i kontribuojë një shoqërie multi-etnike në Kosovë duke mundësuar  një jetesë dhe integrim të qëndrueshëm të personave të zhvendosur në shoqërinë kosovare.

Veprimi në sektorin e arsimit, punësimit dhe politikave sociale synon të përmirësojë regjistrimin dhe përfshirjen e fëmijëve në edukimin parashkollor  dhe të përmirësojë cilësinë e edukimit parashkollor dhe atij fillor në përputhje me Planin Strategjik për Arsimin në Kosovë për vitin 2017-2021.

Kjo ndihmë prej 70.5 milion euro përfshin një program për mbështetjen direkte të buxhetit, duke kontribuar në zbatimin e pakos së reformave të Kosovës, përkatësisht zhvillimin e politikave dhe koordinimin dhe modernizimin e administratës publike.

Kjo ndihmë është pjesë e kontributit financiar të BE-së me vlerë prej 645 milionë euro, i cili i është dhënë Kosovës gjatë periudhës për vitin 2014-2020. Kosova përfiton edhe nga asistenca e BE-së në kuadër të programit shumë shtetëror IPA II, duke siguruar mbështetje financiare në një shkallë rajonale. Kjo ndihmë kërkon që autoritetet të tregojnë angazhim të vazhdueshëm për të përmirësuar qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit.

 

Të ngjashme