Komisioni Hetimor, Meta – gazetarëve: Më “çmendët” me sms-të tuaja

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vendosur që të paraqitet në Komisionin Hetimor të ngritur nga Parlamenti, ku po trajtohen shkeljet e pretenduara për rrëzimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

Meta shkruan në Facebook se është “çmendur” këto ditë nga mesazhet e gazetarëve që duan të dinë nëse do të paraqitet përpara Komisionit.
“Të dashur miqtë e mi gazetarë, më “çmendët” me sms tuaja, si asnjëherë tjetër! Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?! Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik. Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti”, ka shkruar ai.

Komisioni Hetimor është vetëm një nga hapat që ka ndërmarrë mazhoranca, për të arritur te shkarkimi i presidentit nëse provohet shkelja e Kushtetutës me anulimin e datës së zgjedhjeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme