Komisioni Hetimor, miratohet kërkesa që çon presidentin Meta drejt shkarkimit

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Hetimor ka miratuar kërkesën e 55 deputetëve për shkarkimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Me këtë votim të anëtarëve të komisionit të ligjeve, i hapet drita jeshile ngritjes së komisionit të posaçëm parlamentar, që do të shqyrtojë me detaje kërkesën e 55 deputetëve të mazhorancës, për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Bashkim Fino pas votimit nuk e kurseu batutën në adresë të presidentit, duke u nxitur nga çfarë deklaroi kreu shtetit të martën kur tha, se 5 anëtarëve e kolegjit zgjedhor i ishte bërë presion dhe shantazh.

Adnor Shameti relator për raportin e komisionit të ligjeve e quajti të ligjshme kërkesën e 55 deputetëve.

Raporti komisionit të ligjeve me propozimin e ngritjes të komisionit të posaçëm hetimor parlamentar, do të diskutohet në seancë plenare të kuvendit në 4 korrik, raporton Tch.

Presidenti Ilir Meta bëhet i pari udhëheqës shteti shqiptar, që po përballet me atë që njihet si Impeachment- apo procedure shkarkimi të iniciuar nga maxhoranca qeverisëse, me motivacionin e shkeljes së kushtetutës pas çdekretimit të datës të zgjedhjeve.

Të ngjashme