Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për kthim në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
Pro dekretit të Presidentit votuan deputetët Korab Lita dhe Adriatik Alimadhi. Raporti i Komisionit te Ligjeve do të dërgohet për votim në seancën plenare të datës 29 tetor. Kreu i shtetit kishte kthyer për rishqyrtim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të miratuara në seancën plenare të datës 5 tetor.
Ju kujtojmë se Presidenca ka dërguar gjithashtu tetë pyetje në Komisionin e Venecias për sa i takon Kodit Zgjedhor.