Komisioni kërkon heqjen e monopolit të homologimit të veturave

Prishtinë | 08 Shk 2017 | 12:07 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri gjatë dëgjimit publik për Projektligjin për Automjete, ka kërkuar që të hiqet monopoli i homologimit të veturave.

Përpos kërkesave të kryesuesit të komisionit, Fatmir Rexhepi, për pikat të cilat duhet të përfshihen në ligjin për automjete edhe të ftuarit thanë që homologimi nuk duhet të jetë më monopol dhe importimi i veturave të vjetra dhe kontrollimi teknik duhet të shqyrtohen, raporton Ekonomia Online.

Sipas tyre monopoli i homologimit po dëmton regjistrimin e veturave, ndërsa veturat e vjetra të importuara janë shkaktarët kryesor të ndotjes se ambientit.

Në komision u kërkua që këtyre pikave duhet t’u jepet më shumë rëndësi dhe zbatueshmëri.

“Neve na intereson për automjetet që janë në Kosovë dhe çfarë pajisje kanë në përditshmëri, si të vendosin çështjen e kontrollimeve teknike dhe çka duhet të shihet në kuadër të kësaj. Po ashtu, edhe importi dhe vjetërsia e automjeteve, sepse e dimë që kemi standarde të ndryshuara duke përfshirë këtu edhe standardi i jetesës ka ndryshuar dhe automjetet e vjetra po e dëmtojnë ambientin. Pikë tjetër është edhe homologimi dhe largimi i monopolit, i cili nuk është në standarde evropiane dhe nuk qëndron në pajtim me tregun”, ka thënë Rexhepi.

Jo vetëm përfaqësuesi i Komisionit kishte këto kërkesa, por edhe anëtarët e tjerë të cilët ishin përfaqësues të kompanive të ndryshme, si dhe zyrtarë të institucioneve përkatëse të cilët kërkuan po të njëjtat gjëra.

Dardan Abazi nga Instituti për Politika Zhvillimore ka thënë se ky ligj nuk zhvillon memorandumin shpjegues, e që sipas tij, kjo vjen nga koordinimi mes Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

“Ky ligj nuk e zhvillon memorandumin shpjegues dhe e dëmton raportin Kuvend dhe Qeveri, e nënvlerson punën e Kuvendit. Komisioni duhet të marrë masa për këtë memorandum shpjegues. Mendoj me qëllimin e ligjit është parë më drejt kushtet e importit, por me ligj nuk është paraparë sidomos vjetërsia e veturave duhet me pas koordinim. Ligji duhet të ofrojë zgjidhje të reja për vetura të reja, në nenin 43 kjo do të duhet të jetë e rregulluar”, ka thënë ai.

komisioni

Të ngjashme