Komisioni kërkon përkrahjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 15:13 | Nga

Deputetet, Emini dhe Bajrami, pritën një delegacion gjerman. Në  këtë takim është biseduar për procesin e integrimit evropian të Kosovës, si dhe për sfidat me të cilat përballet aktualisht vendi ynë.

Një delegacion gjerman i përbërë nga Christian Haase, deputet i Bundestagut Gjerman, Ilse Helbercht, profesor në Universitetin e Humboldt-it, Angelika Viets, ambasadore e Gjermanisë në Kosovë dhe disa zyrtar tjerë, janë pritur sot nga kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, dhe zëvendëskryetarja e parë, Valdete Bajrami.

Në takim është biseduar për procesin e integrimit evropian të Kosovës, si dhe për sfidat me të cilat përballet aktualisht Kosova, siç janë: zhvillimi ekonomik, migrimi i qytetarëve, çështja e liberalizimit të vizave, potenciali i pashfrytëzuar human që ka Kosova, etj.

Njomza Emini, e ka njoftuar delegacionin gjerman lidhur me punën dhe aktivitetet e Komisionit, të cilin e udhëheq, dhe për procesin e integrimit evropian të vendit tonë. Ndërsa  Valdete Bajrami, zëvendëskryetare e komisionit , ka folur, ndërkaq, për pozitën aktuale në të cilën ndodhet Kosova, si dhe për perspektiven e saj drejt BE-së.

Deputeti i Bundestagut Gjerman, Christian Haase, por edhe anëtaret e tjerë të delegacionit, kanë shprehur interesimin e tyre për tu njohur nga afër me zhvillimin e proceseve në Kosovë.

Drejtueset e Komisionit, ndërkaq, e kanë falënderuar shtetin gjerman për ndihmën dhënë Kosovës , duke kërkuar që vendi mik të vazhdojë ta mbështesë vendin tonë edhe në të ardhmen.

 

02

Të ngjashme