Marrëveshja e 25 gushtit të vitit 2015 mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk është e drejtë, ngase nuk janë marrë në konsideratë materialet që do të shkonin në favor të Kosovës.
Ky është konstatimi i përgjithshëm që ka dalë në përfundim të punës së Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, shkruan sot Koha Ditore.
Raporti me gjetjet do t’i dorëzohet dhe prezantohet Qeverisë sot (e hënë). Një ditë para prezantimit të raportit, kryetari i Komisionit, Shpejtim Bulliqi, i ka thënë “Kohës Ditore” se materialet e bashkëngjitura në raport por edhe vetë analiza e paraqitur dëshmojnë se Marrëveshja e 25 gushtit të vitit 2015 nuk është në favor të Kosovës.
Puna e Komisionit të kryesuar nga Bulliqi ka konsistuar vetëm në verifikimin e punës së komisionit paraprak.