Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim ka shqyrtuar dhe miratuar Projektligjin për të Drejtën Ndërkombëtare Private dhe Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijës, raporton Ekonomia Online.
Në rend dite ishin 4 pika ku edhe janë votuar të gjitha.
Xhelal Sveçla ka kërkuar që në komisionin e ardhshëm të jenë të pranishëm ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe drejtori i policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
“Në mbledhjen e fundit ka qenë ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtori i policisë, jam i interesuar që në mbledhjen e ardhshme me ardh prapë dhe me na raportu për gjendjen”, tha ai.