Komisioni parlamentar kërkon Ligjin për arsimin e lartë

Prishtinë | 21 Shk 2017 | 08:48 | Nga

Në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport është kërkuar që Ligji për arsimin e lartë në Kosovë të procedohet sa më shpejt në Kuvend.

Kjo kërkesë është shtruar të hënën në mbledhjen e këtij komisioni me ç’rast anëtarët e tij kanë ngritur shqetësime rreth gjendjes aktuale në arsimin e lartë.

Anëtarja e Komisionit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, ka thënë se gjendja në arsimin e lartë nuk është aspak e mirë derisa ka shtuar se miratimi i këtij ligji nuk duhet të mbetet peng i askujt.

Në konferencën e fundvitit ministri për Arsim, Shkencë dhe teknologji, Arsim Bajrami, pati thënë se vonesa e Ligjit për arsimin e Lartë ka ardhur për shkaqe politike, sepse, sipas tij, ai miratohet në Kuvend me dy të tretat e pakicave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme