Komisioni për Arsim diskuton për grevën, ende pa zgjidhje për mësimdhënësit

Prishtinë | 15 Jan 2019 | 14:39 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisionit Parlamentar për Arsim ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhje u diskutua për situatën në arsim pas shpalljes së grevës nga mësimdhënësit.

Kryesuesi i këtij komisioni, Ismajl Kurteshi tha se synimi i këtij komisioni dhe diskutimit mes anëtarëve të komisionit me prezencën e ministrit të MASHT-it Shyqyri Bytyqit dhe përfaqësuesve të SBASHK-ut, është që të bëhet një zgjidhje e cila do dërgojë edhe në një vendim për ndërprerjen e kësaj greve.

“Kemi mendu që edhe ne pak si komision që të ndikojmë që greva që ka fillu dje të ndërpritet, sepse greva nuk është e dëshirueshme janë deklaruar edhe vetë iniciatorët e grevës. Jemi këtu bashkë të i shprehim mendimet tona dhe në fund do të kërkojmë nga dy palët nga qeveria dhe nga SBASHK-u që sa më parë të arrihet një marrëveshje, kjo mund të arrihet vetëm kur palët kanë mirëkuptim dhe zgjidhjen e kërkojnë brenda mundësive reale”, ka thënë Kurteshi.

E ministri i MASHT-it Shyqyri Bytyqi fillimisht pati një përgjigje për Kurteshin i cili paraprakisht iu referua atyre si “palë”.

Bytyqi tha se sot dikasteri që ai e udhëheqë ka pasur takim edhe me zyrën e kryeministrit duke u dakorduar që të ngritët sa më shpejtë koeficienti për punëtorët e arsimit.

“Konsideroj që ne nuk mund të quhemi palë pasi qe nuk është sponsorizues i ligjit Ministria e Arsimit. Ne si MASHT kemi ngre këtë shqetësim, çështjen e renditjes së koeficientit të mësimdhënësve. Ne vazhdimisht kemi qenë në kontakt me SBASHK-un që të gjejmë një zgjidhje sa më të mirë për sistemin arsimor. Ne kemi kërkuar nga SBASHK-u që të jemi në bashkërenditje të veprimeve që të mos dëmtohet sistemi arsimor. Çdo humbje e mësimit është e pariparueshme. Kemi pasë vazhdimisht takime me qëllim që te dalim nga kjo situatë. Kemi supozuar që së pari të kemi një ngritje të koeficientit. Ne kemi ardhë në pozicion që të bëhet lëvizje e koeficientit që të u rrisim pagat mësimdhënësve”, ka thënë Bytyqi.

Ai tha se me këtë koordinim me qeverinë e Kosovës, MAShT pretë nga SBASHK-u të reflektojë duke e ndërprerë grevën, pasi që sipas tij këto ditë të humbura të procesit mësimorë janë të pariparueshme.

“Me këto dy opsione presim që edhe SBASHK-u të reflektojë. Sot ka qenë ky propozim i qeverisë dhe presim reflektimin nga ana e SBASHK-ut. Mendoj që tashmë qeveria e ka këtë ofertë dhe SBASHK-uduhet ta shqyrtojë këtë ofertë”, tha ministri Bytyqi, raporton EO.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj tha se pas shumë kërkesave të tyre për të iu ngritur koeficienti ata nuk patën rrugëzgjidhje tjetër përveç grevës.

“Nuk kemi lënë derë pa trokit duke alarmuar se vërtetë versioni aktual është diskriminues. Qeveria e Kosovës më 3 shtator solli një sihariq të keq për punëtorët e arsimit. Qeveria votoj një ligj diskriminues. Vetë fakti se po pranohet se me versionit aktual po shkatërrohet sistemi arsimor fletë mjaftë. Shkuam me 28 dhjetor me një grevë për ta dhënë alarmin e fundit dhe nuk ndodhi asgjë. Ne nuk kishim kah t’ia mbajmë më”, ka thënë Jasharaj.

Ai tha se nuk duhet të diskriminohet me rritjen e koeficientit pasi që dikujt po u rritet ky koeficient me 100% ndërsa SBASHK-ut me kërkesën prej 30% jo.

“Mësimdhënësit e Kosovës as në Qeverinë Haradinaj e as në MAShT nuk shkojnë për të kërkuar lëmoshë në vend të tyre sepse ky nuk është vend i lëmoshës. Ne vetëm po kërkojmë ngritjen e koeficientit. Dikujt shkojnë ia bëjnë me sy që kërkon 100% edhe ja ia realizojnë kërkesën e në qe kërkojmë vetëm 30 % po na shohin për të madhe”, tha ai .

Kjo “ndarje” Jasharaj tha se nuk është e drejtë dhe se kjo ndarje ka dërguar në grevë të heshtur.

“Grevë më e keqe është kjo pasi është një grevë e heshtur. Kemi pritur mjaftë. Ju lus që të na kuptoni, me ligji e pagave çdo rritje jashtë ligjit nuk vlenë pasi që do ta rrëzojë ai tjetri. Kulaçi i mundshëm le të iu ndahet të gjithëve ngapak. Të tjerëve iu është bërë ngritje marramendëse e koeficientit e neve jo. Nëse ka për të tjerët le të ketë edhe për arsimin 30%”, tha Jaharaj.

Të ngjashme