Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, nuk e ka votuar raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM). Tre prej tyre ishin pro, e tre të tjerë kundër këtij raporti, raporton Ekonomia Online.
Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka kërkuar materiale shtesë për KPMM-në, duke thënë se borxhet duhet të jenë moment i fundit.
“Deri në raportimin e radhës sugjeroj vetëm ti paguajnë detyrimet që i takojmë shtetit. Këto borxhe është momenti i fundit që me u fokusu në këtë pikë”, tha Muja.
E deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se dokumentet që i kërkon deputeti duhet t’i sjellin të gjithë agjencionet.
“E kanë obligim ligjit me u përgjigj dhe çfarëdo dokumenti që kërkon deputeti duhet me përcjell. Qeveria dihet t’i obligojë të gjitha agjencionet më raportu në komisionet përkatëse. Më befason fakti që ata nuk janë në krye të detyrës. Vet i keni zgjedh”, tha Lekaj.
Për mosvotim të raportit të KPMM-së u shpreh deputeti i PDK-së, Ferat Shala.
“Bordin e KPMM-së selektimim e ka bërë Qeveria dhe tash nuk po dalin korrekt. Dhe na befason e të zgjedhurit e kryeministrit nuk iu miratohet raporti. Këta i ka zgjedh vetë kryeministri. qartësoni pak këtë pozicion”, tha Shala.