Komisioni për Ekonomi, Tregti dhe Industri ka votuar përgjigjën e Gjykatës Kushtetuese lidhur më rastin KO93/21; pra se cilat janë kompetencat e Kuvendit sipas legjislacionit në fuqi ndaj ndërmarrjes publike KOSTT, raporton Ekonomia Online.
E në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese drejtuar Komisionit për Ekonomi, Tregti dhe Industri thuhet se sipas Licencës për KOSTT të Energjisë me Nenin 5. KOSTT është i obliguar për kompensimin e humbjeve të energjisë elektrike në pjesën veriore të Kosovës e po ashtu ZRrE me dispozitat përkatëse në Rregullin për të hyrat e OST/OT-së kanë obliguar KOSTT-in që të mbuloj konsumoj dhe humbjet në komunat veriore të Kosovës.
E në mungesë të mjeteve financiare për mbulimin e kostove qoftë për prokurimin e energjisë për mbulimin e humbjeve në veri të Kosovës, rrezikohet qëndrueshmëria financiare e KOSTT, rrezikohet vazhdimi i marrëveshjes KOSTT – ENTSO.
“Kërkesë e radhës që është hasur që të caktohet edhe nga një deputet nga secili Komision që ta përcjellë procesin e integrimit në raport me institucionet që mbulohet”, kështu tha kryetarja e Komisionit, Jeta Statovci.
Anëtarët e Komisionit kanë propozuar Jeta Statovcin.
Në mbledhjen e Komisionit për Ekonomia, Tregti dhe Industri nuk ishin prezentë anëtarët nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja.