Komisioni për Integrim voton Projektligjin për financimin e partive politike, VV-ja dhe LDK-ja kundër

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 11:23 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me gjashtë vota për, dy kundër Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e Projektligjin për financimin e subjekteve politike, duke e harmonizuar me Projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme, raporton Ekonomia Online.

Deputetja nga radhët e VV-së, Fatmire Kollçaku tha se këto ndryshime nuk do të kenë përkrahjen e subjektit të saj. Ndryshimet nuk morën as votën e LDK-së.

“Ky projektligj nuk përfaqëson atë versionin për të cili kryeministri ka marrë konstatim nga komisioni i Venecias. Propozoj që ky të mos shkojë në seancë për votim, por të kthehet në komision sepse me gjitha ndryshimet nuk është më i njëjti”.

“Nuk njeh asnjë praktikë si projektligj i ndryshuar dhe zyra e be ka pasur vërejtje. Prandaj përfshirë gjitha vërejtjet ne nuk do marrim pjesë në votim të këtij projektligji”, tha Kollçaku.

Zemaj tha se forma e tillë në të cilën po prezantohet ky projektligj kalon në pazare politike.

“LDK-ja e ka potencuar që kjo mund të kalojë jo vetëm në atë që quhet ‘pazare’, por krijon mundësi që deputetët përtej pavarësisë të krijojnë situatë që për nevoja financiare ta humbin imazhin qoftë të ligjeve qoftë të vendimmarrjes në Kuvend”.

“Si pako t’i ofrohet Kuvendi si zgjidhje më adekuate dhe nuk lejon komplikime që ta shndërron Kuvendin në grupe, pazare dhe papërgjegjësi të individëve”.

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, ka kërkuar sqarim nga partitë opozitare për mosvotim të projektligjit.

“Puna e mohimit të ligjeve veç hajt pe mohojmë është absurditet i llojit të vetë prandaj desha një sqarim prej deputetes pse nuk duhet me e votuar”.

Visar Ymeri nga PSD-ja, si propozues i ndryshimit të projektligjit tha se ndryshimi që është bërë në këtë projektligj është se kanë ndryshuar të drejtat që grupet parlamentare i gëzojnë në Kuvend.

“Ky ndryshim që e kemi propozuar ne është në vijë me frymën e kushtetutës dhe të drejtën e përgjegjësinë që e gëzon deputeti. Ne duhet si deputetë parimisht të vendosim nëse e konsiderojmë deputetin me mandat të lirë ose jo. Qëndrimi parimor duhet të nisë me këtë”.

“Osë e ndalojmë krijimin e grupeve të reja parlamentare ose nëse e lejojmë atëherë duhet ti lejojmë edhe çështjet tjera”.

Zemaj tha se mënyra si po parashtrohen gjërat në këtë projektligj janë të padrejta.

“Jam për këtë projektligj por në situatën çfarë e kemi, nuk ka mandat të pavarur në Kuvend. Ka grupe, lista, po është listë që hynë në Kuvend. Duhet ndryshe të ketë qasje. Po më duket e padrejtë mënyra se si po shtrohen gjërat në këtë projektligj”.

Zenun Pajaziti nga PDK-ja tha se është pro këtij projektligji, raporton Ekonomia Online.

“Një nismë e tillë që vjen si rezultat i një gjendje reale, nuk është e logjikshme dhe pse mos me ndodhë”.

Të ngjashme