Komisioni për Integrime Evropiane ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka votuar Projektligjin për Buxhetin e e Kosovës për vitin 2018, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Më pas mbledhja ka vazhduar me dyer të mbyllura. Pasdite kryesia e Kuvendit do të bëjë shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018, raporton Ekonomia Online.
Kryetarja e Komisionit për Integrime, Blerta Deliu-Kodra, tha se ky Projektligj bashkë me amandamentet e komisionit nuk rregullohet me legjislacion ë BE-së si dhe mund të rekomandohet për miratim në Kuvend.
“Ligji 06/L-020 për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018 bashkë me amandamnetet e komisionit funksional nuk rregullohet me legjislacion të Bashkimit Evropian dhe mund të rekomandohet për miratim të procedurës së rregullt në Kuvend”.
Ky Projektligj u dërgua në Kuvend me 5 vota për dhe 1 kundër, shtoi Deliu.
“Me 5 vota për kalon projekti për buxhetin dhe i rekomandohet të kalojë në seancë”.
Anëtarja e Komisionit nga Lëvizja Vetvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku votoi kundër këtij Projektligji.