Në kalendarin e festave zyrtare do të shtohen edhe tri ditë memoriale, dy për komunitetin serb dhe një për atë egjiptian.
Kështu vendosi komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim gjatë diskutimit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare, raporton Ekonomia Online.
Kryetarit i komisionit Igor Simiq, që vjen nga Lista Serbe, ka kërkuar që 15 shkurti dhe 28 korriku të jenë ditë memoriale të këtij komunitetit.
“Në emrin e grupit të Listës Serbe, propozoj që ditë memoriale e komunitetit serb të jetë 15 shkurt dhe 28 korrik. Vetoni do ta hartoj projektin e plotësim ndryshimit dhe ta dërgoj në kryesi. Apeloj që të jemi të përgjegjshëm sepse kjo ditë është afër”.
Veton Berisha, nga komunitetit egjiptian, propozoi që ditë memoriale për komunitet të tjetë 25 qershori.
“Nisma ligjore që është marrë për festat zyrtare, ne e kemi marr konfirmimin që amendamenti është në përputhej të plotë me ligjin dhe ka pajtueshmëri buxhetore. Me 24 qershor ditë memoriale të komunitetit egjiptian të kaloj në Kuvend”.
“Ka pasur keqkuptime sidomos nëpër media, këto ditë janë vetëm përkujtuese por jo edhe pushim, thjesht e kanë të drejtën e përcaktimit të ditës kur mbahen aktivitetet, përkujtohen vlerat. Amendamentimi i Ligjit nuk është për pushim është vetëm festë memoriale. Është momenti i duhur qe të përmbushet një kriter kushtetues. Për shkak të datës ju lus që sa më shpejt të hyjë në fuqi”.
Danush Ademi, nga komuniteti ashkali propozoi që në këtë ditë të pushohet, raporton EO.
“Pse të mos të pushojnë komunitetet në ditën e tyre memoriale. Unë mendoj qe punëtorët që punojnë nëpër institucione duhet të pushojnë sepse nëse shënohet duhet të bëhet në mënyrë të drejtë. Unë i lus edhe mediat që të ju kushtojnë vëmendje këtyre festave. Unë e mbështes dhe është mirë të përkrahet nga kolegët”.
Albert Kinolli, nga komunitetit rom, tha se komuniteti egjiptian e ka merituar ditën memoriale, ngase i janë bërë padrejtësi.
“Unë shprehi pakënaqësi sepse komunitetit egjiptian i është bërë padrejtësi. Ky komunitet e ka merituar edhe më herët të jetë pjesë e festave zyrtare. Me rëndësi është që kjo pikë e rendit të ditës të marr miratimin e duhur e pastaj të bëhen ndryshime”.