Është miratuar Projektligji për buxhetin në komisionin për Legjislacion. Ky projektligj ka kaluar me 7 vota për asnjë kundër dhe 3 abstenime, raporton Ekonomia Online.
Kryesuesja e komisionit, Albulena Haxhiu tha se ata nuk e përkrahin këtë projektbuxhet pasi që ai nuk është buxhet i zhvillimit, por i asfaltit.
“Unë kam shprehur opinionet tona si VV në raport me këtë buxhet. Dua të ia tregoj vendimin e vv për buxhetin. Arsyeja pse unë nuk votoj për këtë draft buxhet është sepse ne konsiderojmë që ky buxhet nuk është buxhet i zhvillimit por buxhet i asfaltit”.
Kryesuesja e komisionit, Albulena Haxhiu tha se ata nuk e përkrahin këtë projektbuxhet pasi që ai nuk është buxhet i zhvillimit, por i asfaltit.
“Unë kam shprehur opinionet tona si VV në raport me këtë buxhet. Dua t’ia tregojë vendimin e VV-së për buxhetin. Arsyeja pse unë nuk do ta votojë për këtë draft-buxhet është sepse ne konsiderojmë që ky buxhet nuk është buxhet i zhvillimit, por buxhet i asfaltit”.
“As nuk garanton që shëndetësia do të avancojë. Nuk është ndarë buxhet për avancimin e FSK-së. As nuk ka projekte zhvillimore dhe e tkurren ndihmat sociale. Unë nuk mund ta votoj këtë raport”.
Ndërsa Frashër Krasniqi nga PSD-ja tha se nuk është komisioni, vendi ku duhet të flitet për aspektet përmbajtjesore për ndarje të buxhetit, por seanca.
“PSD ka dhënë vendimin e vet për buxhetin për shumë shpesh po keqkuptohemi për rolin e komisionit tonë”.
“Vendi ku duhet të flitet për aspektet përmbajtjesore për ndarje të buxhetit është seancë. Rreth asaj se si është nda buxheti kam vërejtje edhe unë prandaj nuk do ta jap mendimin mbi përmbajtjen e buxhetit”.
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa tha se duhet të votohet projekt buxheti i vitit 2019.
“Sa i përket këtij raporti mbi ndarjen buxhetore mendoj që kemi ku të diskutojmë opinionet tona politike, por mendoj që është mirë ta votojmë”.
“Unë nuk pajtohem me kryetaren e komisionit e cila thotë se ky raport bie në ndesh me Kushtetutën. Nëse mendon kështu le ta dërgoj në Gjykatë Kushtetuese këtë çështje”.
Ndërsa deputeti i Nismës Bilall Sherifi pati akuza për deputeten e VV-së, Albulena Haxhiu.
“Ti pate vërejtje që buxheti ka qenë jo transparent dua të të pyes se nga i more vesh këto informata se buxheti ka qenë jo transparent”.
Arben Gashi, nga LDK-ja tha se është dëshmuar se jemi në një situatë tragjike politike ku po rrezikohet kushtetutshmëria e Kosovës, raporton EO.
“Mendoj se paaftësia e koalicionit qeverisë për aprovimin e buxhetit në kohë dhe nënshtrimi i presioneve është veprim i gabuar, dëmton demokracinë në Kosovë dhe bie ndesh me parimin kushtetues. Është dëshmuar se jemi në një situatë tragjike politike dhe rrezikohet kushtetutshmëria e Kosovës”.