Komisioni për qeverisje lokale, zhvillim rajonal dhe medie i Kuvendit të Kosovës, është konstituuar të martën, ku janë zgjedhur kryesuesi, dhe anëtarët e tij, raporton Ekonomia Online.
Kryetare e këtij Komisioni është Doarsa Kica – Xhelili, ndërsa nënkryetar Mergim Lushtaku.
Kica – Xhelili, tregoi për fushëveprimin e këtij Komisioni.
“Ky Komision është funksional dhe shqyrton të gjitha punët e administratës, shqyrtimin e buxhetit të resorit përkatës, mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit të fushëveprimit të tij. Komisioni bashkëpunon dhe kërkon raportim nga ministra e ish-ministra” ka thënë Kica – Xhelili.
Nënkryetari, Mergim Lushtaku tha se duhet që në këtë Komision të kthehet veprimtaria e administratës publike.
“Vlerësoj që ne si Komisionin duhet të bëjmë një kërkesë që të rishqyrtojmë këtë çështje që veprimtaria e Administratës Publiket të kthehet në këtë Komision”.
Besim Muzaqi, anëtar i komisionit përkrahu këtë propozim.
“Ne si Komision në mbledhjen e ardhshme duhet ta bëjmë pikë rendi ditës që të rikthehet në këtë komision çështja e administrimit lokal”.
Edhe Kici Xhelili ka thënë se pajtohet që kjo temë të trajtohet në ditët në vijim.
Autorizimet e këtij komisioni janë votuar .
Ndërsa, Besnik Tahiri tha se ky komision do duhet të mbikëqyrte edhe ligjin për paga dhe reforma tjera.
“Ky komision në të kaluarën e ka mbikëqyr edhe Administratën Publike që përfshin mbi 50 mijë punonjës, andaj ky komision do të duhej të mbikëqyrë edhe ligjin për paga e reforma tjera”, tha Tahiri
Përbërja e komisionit:
Kryesuese, Doarsa Kici Xhelili
Nënkryetari , Mergim Lushtaku
Anëtarët e Komisonit:
Besnik Tahiri
Agim Veliu
Igor Simiq
Besim Muzaqi
Nijazi Isaku
Valon Ramadani
Fitim Haziri
Floretë Zejnullahu