Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka shtyrë për një ditë tjetër mbajtjen e mbledhjes të paraparë për të martën, në shenjë solidarizimi me ish-ushtarët e UÇK-së që janë në Hagë, raporton Ekonomia Online.
Shtyrja e mbledhjes u propozua nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, siç tha ajo për nder të ish-ushtarëve të UÇK-së që janë duke u gjykuar në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Çlirimtarët s’kanë parti kanë atdhe. T’i ulim shpatat partiake e politike e t’i ngrisim ato kombëtare e atdhetare. Sot propozoj që kjo mbledhje të shtyhet për një ditë tjetër për nder të çlirimtarëve tanë që s’janë këtu”, tha ajo.
Propozimi i saj u përkrah nga të gjithë anëtarët tjerë të Komisionit. Anëtar i këtij komisioni ka qenë edhe Rexhep Selimi ndaj të cilit Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë.
Në rend dite të Komisionit ka qenë shqyrtimi raportit të Ministrisë së Mbrojtjes, rreth zbatimit të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019.