Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, në të cilën ishin të thirrur të raportonin ministri i Punëve të Jashtme, Evner Hoxhaj dhe ai i MMPH-së, Ferat Shala edhe kësaj radhe vazhdon punën pa prezencën e medieve.
E për këtë ka reaguar deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kada-Bujupi, e cila tha se ky vendim është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit saktësisht me nenin 65 të rregullores së Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
Ajo tha se mbledhjet e mbyllura për media duhet të jenë vetëm atëherë kur siguria nacionale rrezikohet.
“Në këto raportime nuk rrezikohet asgjë sepse është raportim i thjesht me pyetje dhe përgjigje se gjithë të tjerët”, tha ajo.