Komisioni për Buxhet dhe Financa ka diskutuar lidhur me shpenzimet e televizionit publik për periudhën janar-mars 2017, por nuk i ka miratuar.
Anëtarët e komisionit nëzëri kanë deklaruara se shpenzimet e RTK-së të diskutohen në një ditë tjetër për faktin se në këtë medium ka probleme të mëdha dhe se kërkesa e RTK-së për shpenzime të shqyrtohet mirë.
Kryetarja e Komisionit Safete Hadërgjonaj ka thënë se buxheti për radiotelevizionin publik është ndarë me buxhetin e vitit 2017 dhe kanë parapa që çdo tre muaj para se të ndahen buxheti të rishikohet në Komisionin për Buxhet dhe Financa.
Nuk kemi arsye që ta shtyjmë këtë pikë të rendit të ditës diskutim për një ditë tjetër,për arsye se i bllokohet puna RTK-së, sepse nuk ka mundësi të realizojë pagat e punëtorëve.
Besa Gaxherri anëtare e Komisionit nga radhët e LDK-së ka thënë se RTK-ja ka probleme të mëdha dhe “ne jemi komision përgjegjës që ta përcjellim RTK-në se çfarë kërkesash ka bërë. Prandaj na duhet kohë që t’i shqyrtojmë mirë kërkesat”.