Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme – LIBE në Bashkim Europian, ka votuar edhe një herë tjetër pro fillimit të negociatave për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Në një votim në Komitetin LIBE, 49 anëtarë të këtij komiteti votuan pro fillimit të negociatave me Këshillin Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën, teksa 13 kanë votuar kundër këtij propozimi, transmeton Klan Kosova.
Këtë e ka bërë të ditur Komitetit LIBE të BE-së në rrjetin social Twitter.
Sipas komitetit, ky propozim duhet të konfirmohet nga Parlamenti Europian, në mënyrë që të hyjë në fuqi.