Kompania “Bora” shpërblen foshnjën e parë të lindur në vitin 2018

Prishtinë | 01 Jan 2018 | 08:55 | Nga

Reparti i lindjeve në Klinikën Gjinekologjike në QKUK nuk ka qenë asnjëherë si në këtë mesnatë. Kjo për faktin se në këto ambiente ngjau një festë e shumëfishtë.

Ardhjes në jetë të banorit më të ri të Republikës së Kosovës nuk iu gëzuan vetëm familjarët e tij, por edhe stafi i kompanisë “Bora” dhe ai i agjencisë kreative “Trokit”, të cilët natën e Vitit të Ri vendosën që ta presin ndryshe nga që jemi mësuar.

Ngjarja që këta i nxori jashtë festës me familjet e tyre, në natën më të gjatë të vitit, ishte befasia që kishin përgatitur për foshnjën e parë të 2018-ës.

Kjo befasi përfshinte dhurata të modeste për nënën dhe foshnjën. Tre pako pelena, një palë rroba për foshnjën, katër pako me letra të lagura, një buqetë më lule, një kuti me çokolata, balonat me helium dhe 200 euro para të gatshme përbënin dhuratat për nënën fatlume.

Dhuratat ishin të futura në një pako festive çfarë i jepte edhe më shumë ngjyrë kësaj ngjarjeje.

Por, kjo nuk ishte e tëra. “Bora” kishte menduar edhe për stafin e këtij reparti. Për doktoreshën dhe pesë infermieret që u gjendën në këtë ndërrim, “Bora” u dhuroi nga palë pantofla medicinale, një komplet letra të kuzhinës, dy pako me letra të lagura dhe një kuti me çokollata.

Një natë vërtetë ndryshe dhe një festë origjinale nga “Bora” dhe “Trokit” që shumë gjatë do të mbahet mend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme