Kalldaja e nxemjeve te kompleksi banesor “Hoxha Ivest Group”, në Prishtinë, ua ka pamundësuar banorëve jetesën e qetë në këtë objekt.
Ditë me radhë, në orët e pasditës, ajri po ndotet jashtëzakonisht shumë me ndezjen e kalldajës që përdoret për nxemjen e dy objekteve të banueshme, duke ua vështirësuar jetesen banorëve.
Ajri i ndotur dhe kancerogjen po “ jeton” me banorët e këtij kompleksi. Për këtë cështje, banorët janë ankuar edhe tek pronarët e HIG-ut dhe në polici.