Ndërrimi i stafit po e shteron kompaninë tuaj

Prishtinë | 12 Sht 2023 | 23:19 | Nga Ekonomia Online

Punonjësit tuaj janë konsumatorët dhe gjaku i biznesit tuaj. Investoni në zhvillimin e tyre që ata të mund të përdorin talentin dhe trajnimin e tyre në punë.

Zvogëlimi i ndërrimit të stafit mban më shumë para në biznesin tuaj dhe ju kursen nga kokëdhimbjet. Udhëheqja e një kompanie është e lehtë kur keni punonjës të shkëlqyeshëm. Por nëse humbisni disa nga punonjësit më të mirë dhe më me përvojë, do të filloni të pyesni veten se pse keni filluar këtë biznes.

Në vitet e mia të hershme të ndërmarrësisë, unë kisha një restaurant të picës. Ndërrimi i stafit tim ishte përafërsisht mesatarja e industrisë, dhe u lodha nga koha, energjia dhe paratë e shpenzuara që ky cikël shkaktonte. Nuk vuante vetëm gjendja financiare. Edhe më të paparanueshme se numrat më të ulët të përfitimeve ishin pushimet e anuluara familjare.

FIllova të ndryshoj gjërat duke zbatuar disa udhëzime kyçe. Tani, qe 10 vite, nuk kam pasur krizë të punësimit dhe me krenari deklaroj se kam punonjës të cilët vazhdojnë të punojnë në nivel të lartë.

Nëse po luftoni me ndërrimin në kompaninë tuaj, gjasat janë se duhet të investoni në një apo më shumë të këtyre pesë zonave.

Krijoni një kulturë pozitive

Mirëmbani vetë-auditimin. Largon ata të cilët nuk përshtaten me kulturën të cilën e keni kriijuar dhe tërheq ata të cilët përshtaten. Kultura juaj është baza për kompaninë tuaj sepse kultivon një ambient për sukses. Sigurohuni që po punoni vazhdimisht në krijimin e ambientit që thoni se doni t’a zhvilloni.

Kujdesuni për anëtarët e ekipit tuaj.
Punonjësit tuaj kanë shpresa dhe dëshira për jetën e tyre gjithashtu edhe për dëshpërimet dhe vështirësitë ditore. Është e lehtë të fokusoheni shumë në kompaninë tuaj dhe të harroni për njerëzit të cilët e dërgojnë përpara biznesin. Jo të gjithë punonjësit do të dëshirojnë të përfshiheni në çdo aspekt të jetës së tyre personale, por ju garantoj se ata të gjithë dëshirojnë një shef të kujdesshëm. Gjeni mënyra për t’u kujdesur për anëtarët e ekipit tuaj më mirë se çdo shef në të kaluarën e tyre, dhe ata do të kujdesen për ju dhe për biznesin tuaj.

Pranoni politikat e grupit

Si ndërmarrës, ju keni një vizion për atë që dëshironi të krijoni dhe vazhdimisht ndiqni atë që shihni në mendjen tuaj. Nëse lejoni veprimet të cilat ekzistojnë përtej këtij vizioni do të dërgojë biznesin tuaj në dështim. Kompania dhe punonjësit tuaj të cilët drejtojnë biznesin janë një përzierje e asaj që krijoni dhe asaj që lejoni, dhe ajo që lejoni mund të jetë më e fuqishme se ajo që krijoni. Përderisa kompania juaj rritet dhe shton më shumë punonjës, ju do të përjetoni më shumë konflikte për vizionet e të tjerëve për biznesin tuaj.

Mbështetni punonjësit tuaj

A po u jepni punonjësve atë që kanë nevojë për të pasur sukses? Pajisjet e duhura, trajnimi dhe përshkrimi i detajuar i punës janë minimumi. Ofrojuni stafit mjetet dhe shënjestrën. Pas të gjithash, suksesi ngjall sukses edhe më të madh. Nuk duhet të frikësoheni nëse fiksoheni nga ajo se çfarë kanë nevojë punonjësit nga ju. Përmbushni ato nevoja. Nëse nuk mundeni, të paktën jepuni atyre mundësinë të dinë se pse ato burime nuk janë në dispozicion për momentin. Kjo largon frustrimin nga mendjet e punonjësve tuaj. Nëse dëshironi që anëtarët e stafit tuaj të qëndrojnë me vite, shërbejuni dhe mbështetni ata.

Paguani punonjësit tuaj

Paraja ka rëndësi për punonjësit tuaj. Ata kanë përgjegjësi në shtëpi dhe për ambiciet dhe qëllimet e tyre. Kur ata performojnë, paguani mirë ata, dhe rritni rrogat e tyre përderisa biznesi juaj arrin sukses. Ju e dini se duhet të paguani më shumë se sa bazuar në standardin e industrisë për të mbajtur talentët e mëdhenj. Është një investim në vlerën tuaj më të madhe të kompanisë, dhe është më i lirë se sa shpenzimi i një ndërrimi. Ju jeni më mirë duke paguar paga më të larta se sa të humbisni individë të trajnuar të cilët tashmë e kuptojnë kompaninë tuaj.

Bëni këto pesë gjëra, dhe stafi juaj jo vetëm që do punojë shumë, por do të luftojnë për kompaninë tuaj. Mbani në mend: Punonjësit tuaj janë konsumatorët dhe gjaku i biznesit tuaj. Zvogëlimi i ndërrimeve është një rrugë e sigurt për të ndihmuar të gjithë të arrijnë nivelin e ardhshëm së bashku.

Të ngjashme