Kompania KiKxxl & evroTarget L.L.C, bëhet sponzoriues i KB Peja

Prishtinë | 10 Gus 2021 | 13:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori gjeneral i kompanisë, KiKxxl & evroTarget L.L.C, Hamdi Malushaj ka thënë se kjo marrëveshje po arrihet falë punës së rinisë së Kosovës, që është e aftë dhe ka fituar besimin e kompanive gjermane, raporton Ekonomia Online.

“Jemi sot duke nënshkruar një marrëveshje. Jemi bashkangjit në suksesin që veç ekziston. Lidhje emocionale është me ketë ekip qysh prej fëmijërisë.

“Si biznes kemi rreth 350 të punësuar. Sporti është atrasksion që e begaton jetën. Unë e shoh që rininë e keni të gatshme. Kemi potencialin e mirë. Kemi një rini ku po japim shembull të mirë ne tregun gjerman. E kemi besimin nga kompanitë gjermane se jemi të ndershëm e të saktë. I themi institucioneve tona që kanë një rini të aftë. Do të krijojmë një vend ku do të jetë lumturia vet. Diaspora është një potencial i madh.

Ndërsa kryetari i Klubit të Basketbollit, Fatmir Gashi ka thënë se është mirënjohës për gatishmërinë e kësaj kompanie për t’i sponzorizuar.

“Ne jemi shumë të nderuar që ju do të jeni një nga sponzorizuesit e KB Peja. Ky klub pas luftës ka vazhdua funksionimi i tij falë njerëzve si Hamdiu. Klubi do të rrit këtë biznes, me një marketing shumë të fuqishëm. Keni mbështetjen e plotë nga Kb Peja dhe do të jemi mirënjohës përgjithmonë”.

“Duhet të dimë që KB Peja do të jetë garues në tri liga. Në ligën Ballkanike që është më e fort është shumë domethënëse. Edhe Liga Unime e ka domethënien e vet. Ky sport do e ngreh edhe biznesin me vete”.

No description available.

Të ngjashme