Kompania “Prestige-Media” ndan 5 bursa për studentët e Komunës së Drenasit

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Të enjten është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Komunës së Drenasit dhe Kompanisë “Prestige-Media” për financimin e 5 bursave për studentët e Komunës së Drenasit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj ka falënderuar pronarin e kompanisë, Bedri Llapashtica për ndihmën që i ka ofruar 5 studentëve të Komunës së Drenasit.

Pronari i Kompanisë, “Prestige-Media”, Bedri Llapashtica ka thënë se me vullnet dhe dëshirë i ndihmon studentëve për të marr dijen në profesionet që ata kanë zgjedhur.

Pesë studentët përfitues të bursave nga kjo kompani do të jenë nga lista pritëse e financuar nga donatorët, ndërsa studentët do të njoftohen me kohë nga Drejtoria Komunale e Arsimit për t’i nënshkruar kontratat.

Kujtojmë se Komuna e Drenasit ka ndarë nga buxheti i Komunës 160 bursa për vitin akademik 2018/2019, 140 prej tyre për nivelin e studimeve Bachelor dhe 20 Master. Gjithsejtë student përfitues të bursës për vitin akademik me mjete buxhetore të Komunës dhe me donatorë do të jenë 227 bursist, të gjithë ata që i kanë plotësuar kriteret sipas konkursit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme