Pompat e derivateve që gjenden në pjesën veriore të Kosovës, e të cilat janë në menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) së fundi janë uzurpuar nga kompania “Nis Petrol”. Kjo e fundit është kompani aksionarësh, ku 56 për qind të aksioneve janë nën menaxhimin e kompanisë ruse “Gazprom” dhe pjesa tjetër nga Qeveria e Serbisë
Tre pompa të derivateve që janë me menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) në pjesën veriore të Kosovës, janë uzurpuar së fundi nga kompania “Nis Petrol”. Kjo e fundit është kompani aksionarësh, ku 56 për qind të aksioneve janë nën menaxhimin e kompanisë ruse “Gazprom” dhe pjesa tjetër nga Qeveria e Serbisë, shkruan gazeta Zëri.
Në pamundësi që ato t’i mbyllin Institucionet e vendit, gjatë javës që lamë pas, ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian për të ndalur veprimtarinë e tyre ilegale në tri komuna serbe në veri të Kosovës. “Duhet të kemi vigjilencë maksimale që të ndalojmë çfarëdo ndikimi të Rusisë në Kosovë sepse mund të jetë me rreziqe për sigurinë kombëtare të shtetit tonë euroatlantik dhe me rreziqe gjeostrategjike për Kosovën dhe rajonin.
Kjo çështje duhet të trajtohet nga institucionet tona shtetërore në kontekstin e ambicieve të rrezikshme të Rusisë për ndërhyrje të mundshme gjeostrategjike në gjithë rajonin e Ballkanit”, ka thënë gjatë javës që lamë pas ministrja Tahiri.