Taksa e vendosur 100 për qind, si masë ndalese për të gjitha produktet e shtetit serb, duket se ka ndikuar edhe në të mirën e bizneseve.
Qytetarët janë ata që kanë filluar të blejnë më shumë produkte të prodhuara në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Për kompanitë vendëse është e rëndësishme që të ruhet kualiteti që kanë produktet kosovare.
Nga fabrika e përpunimit të mishit, “Koral”, shprehen thotë se kjo kompani është e njohur për cilësinë.
Madje ata thonë se nuk i frikësohen konkurrencës, ndonëse taksa për mallrat serbe është e mirëseardhur.
“Është i mirëseardhur fakti që kemi vetëm kompani vendore e sidomos këtë vit që është puna edhe e taksës është një vetëdijesim shumë i madh. Për neve si kompani për përkrahjen e produkteve vendore. Taksa na ka ndihmu por ne asnjëherë s’jemi frikësuar prej konkurrencës”.
Ndërsa përfaqësuesi i kompanisë “EGI GROUP”, Artidon Gashi, thotë se është mirë që produktet vendore të përkrahen sa më shumë dhe të eliminohen ato të huajat.
“Është mirë që të ketë sa më shumë produkte vendore që t’i eliminojmë ato produktet që kanë qenë të vendeve të tjera, tash jemi më shumë e shumë artikuj vendorë. Këtë vit përfaqësohemi edhe me produkte të reja që është mirë për vendin tonë të ketë sa më shumë produkte vendore që të rritet edhe eksporti”.
Këtë vit bizneset vendëse, përmes Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtarë “Prishtina 2019”, patën mundësinë të promovojnë produktet e tyre, pa praninë e bizneseve serbe të cilët vite me radhë ishin pjesë e këtij panairi.