Kompozitorit Zeqirja Ballata i ndahet çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani”

Prishtinë | 28 Dhj 2017 | 11:39 | Nga Zejnepe Bekteshi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve (MKRS), Kujtim Gashi i ka ndarë Çmimin Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” kompozitorit Zeqirja Ballata.

Veprimtaria e tij është e gjerë dhe ka me shumë se 170 vepra artistike, Ballata njihet edhe si publicist dhe autor i librave universitar dhe shkollor.

Batalla pas marrjes së çmimit pati fjalë të mëdha për kolegët, raporton Ekonomia Online.

“E ndjej veten shumë mirë që jemi këtu sëbashku me kolegët të cilët i njohe shume mirë, që janë të pjekur, pikë  së pari duke krijuar veprat e tyre, është kënaqësi e madhe për mua që koleget janë aktive në koncerte e festivale”.

Ministri Gashi falënderoi artistët dhe tha se puna që kanë bërë ata ia ka lehtësuar punën jurisë të bëj♪7 përzgjedhjen.

“… në shenjë mirënjohje ne mbetet vetëm të ju falënderojmë juve për punën që e keni bërë, puna që ju keni bërë na ka e sjellë këtë moment”, tha ai.

Valton Beqiri, anëtar i jurisë, tha se nuk ka me mirë se me përmbyll vitin me këto çmime. Më pas u ndanë edhe disa çmime të tjera.

Çmimi për veprat vokalo-instrumentale dhe muzikore-skenike iu nda kompozitorit Kreshnik Aliçkaj për veprën “Përtej luftës e paqes”.

Çmimi për veprat orkestrale-simofonike dhe koncertante iu dha kompozitores Dafina Zeqiri për veprën “Koncert për piano dhe orkestër”.

Çmimi për veprat kamertale iu nda kompozitorit Mendi Mengjiqi për veprën “String Quartet Nr. 4”.

Çmimi për veprat korale e morri  kompozitori Rafet Rudi për veprën “Deti i varreve të hapura” për kitarë dhe kor.

Ndërkaq, çmimi për veprat solistike dhe duo nuk është ndarë fare pasi që në këtë kategori nuk pati vepra konkurruese të kësaj gjinie.

Komisioni që ka bërë përzgjedhjen e fituesve është kryesuar Valton Beqirit ndërsa anëtarë ishin edhe  Baki Jashari e Dinor Zymberaj.

 

 

 

Të ngjashme