Nënkryetari i komunës së Deçanit, Sami Cacaj, mbajti një takim më Drejtorin e Inspeksionit Halil Tolaj ,më bashkëpunëtorë si dhe Drejtorin e N.P.L. ,,Higjiena ‘’ Kastriot Hulaj.
Ndonëse është duke u punuar çdo ditë që të ruajmë ambientin dhe ta mbajmë të pastër në vazhdimësi faktori njeri ndikon në krijimin e deponive ilegale dhe hedhje të mbeturinave vend e pa vend, ky ishte shqetësimi i z. Hulaj dhe Inspektorëve komunal drejtuar nënkryetarit z.Cacaj, duke shtuar se ndërmarrja në fjalë në vazhdimësi është duke ber pastrimin e deponive të krijuara largimin e mbeturinave në qytet çdo dit ndërsa në të gjitha fshatrat sipas orarit të caktuar 4 here në muaj por mungon vetëdijesimi i qytetarëve.
Ndonëse bashkëpunimi më Drejtorin e Inspeksionit ,nuk ka munguar asnjëherë nënkryetari Cacaj, kërkoi që të rritet edhe më tepër ky bashkëpunim më këtë dikaster mjafte të rëndësishëm dhe të vazhdohet shqiptimi i gjobave mandatorë për secilin qytetar apo biznes që ndotë ambientin të marr edhe dënimin e merituar e kjo do të behët duke shtuar edhe më tepër efikasitetin në punë dhe daljen në terren .Në ketë takim të gjithë u dakorduan që të punojnë ngushte mes vete dhe të arrin qëllimin e duhur për ,,Deçanin Ekologjik’’ dhe të pastër , pa mbeturina dhe deponi ilegale.