Komuna e Deçanit kërkon nga MSh-ja furnizimin e QKMF-së me pajisje të nevojshme

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Pas vendimit të Qeverisë dhe situatës së krijuar në Republikën e Kosovës, Komuna e Deçanit thotë se është duke i përcjellur për se afërmi zhvillimet të cilat janë krijuar si pasojë e COVID-19, më që rast ka marre masat e duhura ku gjejmë shkas ti falënderojmë qytetarët në përgjithësi, po ashtu dhe bizneset që kanë respektuar vendimet e nxjerra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Instituti i Shëndetit Publik dhe vendimet që kanë dalë nga Komuna e Deçanit.

“Shqetësimi më tej vazhdon të jetë në raport më Qendrën Kryesore të mjekësisë familjarë e cila ende nuk është paisur me mjetet e nevojshme që ti përgjigjet kësaj situate. Duke pas parasysh që mjeket e qendrave kryesore të mjekësisë familjarë janë të parët që ballafaqohen më këtë situatë ne si Institucion Komunal me aq sa kemi pas mundësi i kemi paisur më mjete e nevojshme por që nuk janë të mjaftueshme karshi numrit të banorëve të cilët ka komuna e Deçanit”, thuhet në komunikatë.

Komuna e Deçanit, kërkon edhe një herë nga Ministria e Shëndetësisë që që të bëj furnizimin e QKMF-së në Deçan më pajisjet e nevojshme.

Të ngjashme