Komuna e Deçanit problem me ujërat e zeza, Ramosaj shpreson në fondin e BERZh-it

Deçan | 14 Pri 2018 | 12:32 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se komuna që udhëheq problemin më të madhe e ka me ujërat e zeza.

Ndonëse sipas tij, komuna ka ndarë një pjesë të mjeteve për përmirësimin e gjendjes në këtë drejtim, ato nuk mjaftojnë.

“Problematikë kryesore janë ujërat e zeza, është infrastruktura në tërësi në krejt kapacitetet e saj në krejt sektorët e saj. Jemi në projektim e sipër, kemi një pjesë të buxhetit të ndarë për këtë vit, i cili është një buxhet solid mirëpo që nuk përmbyll komplet ciklin e saj”.

“Është me u respektuar përpjekja e qeverisë sidomos që ky raporti dhe marrëdhënia me kredi-marrjen me huat që janë të buta, e cila kish me na hekë si komunë prej improvizimit e që mos me shtruar asfalt, mos me ndërtuar infrastrukturë pa u ndërtuar infrastruktura bazike siç është kanalizimi i ujërave të zeza e cila po na shkakton mjaft telashe”.

Për realizimin e këtij projekti kryetari Ramosaj pret mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh).

“Jemi një ndër komunat e para që kemi aplikuar në këto fonde poashtu kemi aplikuar edhe në fondin e BERZh-it, ku brenda muajit qershor në këtë fond do të jemi fitues për kanalizimin e ujërave të zeza ë tërë territorin e komunës së Deçanit”, tha ai

Por kjo komunë e Dukagjinit po përmallet edhe me numër të madh të të papunëve. Për këtë Ramosaj thotë se duhet edhe mbështetja e Qeverisë.

“Natyrisht kemi edhe problematika tjera të cilat janë të aspektit socio-ekonomik, siç janë papunësia dhe perspektiva zhvillimore ekonomike e cila nuk është në nivelin e duhur edhe pse duhet të ishte më mirë, mirëpo ky është rrugëtimi jonë, ky është procesi i Deçanit në këtë rast, por edhe i Qeverisë së Kosovës”, tha Ramosaj, raporton EO.

 

Të ngjashme