Komuna e Drenasit e konfirmon që nuk janë ende të prekur nga Coronavirusi

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Drenasit e ka demantuar lajmin që në këtë komunë janë paraqitur tri raste me Coronavirus.

Një një njoftim të kësaj komune thuhet se kjo nuk është e vërtet dhe se përhapja e informacioneve të pavërteta shkakton panikë të panevojshëm te qytetrët.

“NJOFTIM

Shtabi Emergjent i Komunës së Drenasit demanton informacionin e përhapur se në Drenas janë paraqitur tri raste të infektuar me virus COVID-19.

Shtabi Emergjent në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, demanton këtë informacion të rrejshëm dhe të paverifikuar.

Shpërndarja e informacioneve të pavërteta nuk i kontribuojnë gjendjes aktuale dhe shkakton panik të panevojshëm të qytetarët.

Ju lutemi që informacionet zyrtare, korrekte, dhe të verifikuara t’i merrni nga Shtabi Emergjent apo IKSHP, dhe jo nga faqet e ndryshme në rrjetet sociale”, thuhet në njoftim.


Të ngjashme