Përmes një komunikate për media, Komuna e Drenasit ka shkruar se komuna në fjalë ka punuar me tranparencë dhe llogaridhënie.
Më poshtë është komunikata e plotë nga Komuna e Drenasit.
Komuna e Drenasit do të vazhdoj të jetë transparente e llogaridhënëse edhe gjatë vitit 2019 në të mirën e qytetarëve, njëherësh falënderon të gjithë qytetarët që kanë bashkëpunuar për të përmirësuar shërbimin ndaj komunitetit.
Komuna e Drenasit, e udhëhequr nga kryetari Ramiz Lladrovci, ka vazhduar me përkushtim edhe në vitin 2018, punën me transparencë e llogaridhënie në shërbim të qytetarëve të Komunës së Drenasit.
Përmes ueb faqes zyrtare të Komunës, janë publikuar të gjitha kontratat e lidhura me Operatorët Ekonomik për projektet që janë kryer në përmirësimin e jetës së qytetarëve, njoftimet për dhënien e kontratës, për nënshkrimin e kontratës, të anulimit dhe të gjitha procedurat e prokurimit.
Po ashtu, publikimi ka vazhduar edhe i të gjitha konkurseve publike si në institucione arsimore, ashtu edhe ato shëndetësore e komunale, njoftimet për intervistat me shkrim e me gojë dhe pjesëmarrjen në to të mediave dhe OJQ-ve, njoftimet e ndryshme, shpalljet për interes të përgjithshëm, raportet periodike të buxhetit, raportet e Kryetarit, vendimet e Kuvendit, rregulloret, vendimet e Kryetarit, planifikimi i projekteve, planifikimi i prokurimit për lidhjen e kontratave, lajmet, njoftimet për buxhet, njoftimet për takimet me qytetarë dhe aktivitete të ndryshme ditore si dhe dërgimi i të gjitha shkresave dhe vendimeve në MAPL.
Komuna e Drenasit ka pranuar 52 kërkesa për qasje në dokumente publike nga OJQ, qytetarë dhe media dhe të gjitha kërkesat kanë qenë të qasshme sipas Ligjit. Janë mbajtur 6 takimet të KKSB-së dhe janë mbajtur procesverbale për secilin takim, ndërsa janë përcjellë seancat e Kuvendit të Komunës dhe janë elaboruar të gjitha vendimet e marra në seancat plenare.
Janë përcjellë punët ekzekutive ne terren dhe janë publikuar edhe problemet të cilat janë shfaqur si dhe i është kthyer përgjigje secilit qytetarë që ka paraqitur kërkesë, ose ankesë. Në çdo fillim të javës, përkatësisht të hënën është mbajtur takimi me qytetarë ku janë pritur nga Kryetari dhe Nënkryetari dhe drejtor të drejtorive komunale, ku kanë marr pjesë qindra veta. Janë vizituar edhe vendbanimet në fshatra, dhe janë marr ankesat dhe kërkesat e banorëve në projektet ku janë shfaqur defekte dhe punët nuk kanë shkuar sipas kontratës së nënshkruar.
Si vlerësim i transparencës, Komuna e Drenasit ka fituar edhe çmimin për përformancë të mirë dhe është subvencionuar me mjete buxhetore për realizim të projekteve që do të kryhen në vitin 2019.
Komuna e Drenasit do të vazhdoj të jetë transparente e llogaridhënëse edhe gjatë vitit 2019 në të mirën e qytetarëve, njëherësh falënderon të gjithë qytetarët që kanë bashkëpunuar për të përmirësuar shërbimet ndaj komunitetit.
Së bashku ne mund të ja dalim ne realizimin e qëllimeve dhe synimeve të përbashkëta.