Komuna e Drenasit ka një kërkesë për partitë politike

Prishtinë | 20 Sht 2019 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Meqenëse jo zyrtarisht, jemi në kohë fushate (zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 Tetorit 2019), me qëllim të mbrojtjes së mjedisit, kujdesit ndaj pronës publike dhe garantimit të pronës private, Komuna e Drenasit njofton të gjitha subjektet politike se nuk do të lejohet vendosja e posterëve, billbordëve duke përfshirë dhe shtyllat ndriçimit publik, nga subjektet politike, pa marrjen e lejes për vendosjen e tyre nga Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, në bazë të dispozitave të përcaktuara me Rregulloren Komunale për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba.

Subjektet politike që tashmë e kanë bërë këtë veprim, obligohen që brenda ditës t’i largojnë të gjitha posterët dhe billbordët, në të kundërtën, do ta zbatohet Udhëzimi Administrativ për Gjobat Mandatore nga Drejtoria e Inspekcionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme