Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci të premten ka nënshkruar kontratën e këmbimit të pronës komunale me personin fizik, Rrahim Imeri nga Zabeli i Epërm i Komunës së Drenasit, transmeton Ekonomia Online.
“Komuna e Drenasit, në pronën e Rrahim Imerit, kishte vendosur rezervuarin e bazenit të ujit në marrëveshje me personin fizik, që atij ti bëhet këmbimi i pronës së tij në pronë komunale, thuhet në njoftimin e kësaj komune.
Nënshkrimi i kësaj kontrate është bërë ne ambientet të shtëpisë së Rrahim Imerit, pasi që ky i fundit për shkaqe shëndetësore nuk ka mundur të jetë prezent në ambientet e Komunës për nënshkrimin e kësaj kontrate.
Vlerësimin e pronave të këmbyera e ka bërë, Zyra për Vlerësimin e Pronave të Paluajtshme në Prishtinë.