FRO-05 ka realizuar anketat me qytetarët e komunës së Ferizajt, të titulluar “Jepjani notën atyre që ua keni dhënë votën”.
Me këtë rast, aktivistët e FRO-05, kanë vendosur kutin e notimit, në të cilën qytetarët e Ferizajt kanë notuar dhe vlerësuar punën e Komunës së Ferizajt gjatë 100 ditëshit.
Vendnotimi ka qen i hapur që nga ora 10:00 deri në ora 14:00. Pas kësaj, zyrtarët e FRO-05, përmes një konference për shtyp, ka publikuar rezultatet e notave.
FRO-05, ka falenderuar qytetarët e komunës së Ferizajt dhe në të njejtën kohë ju ka krkuar që të bëjnë një vlerësim real, objektiv, apolitik dhe të paanshëm duke respektuar normat etike dhe duke vlerësuar punën e drejtorive në aspekt të mbrojtjes së interesave të qytetarëve
Vlerësimin qytetarët e kanë dhënë duke notuar kryetarin e komunës dhe drejtorët komunal me notën prej 1 deri në 5 (1 më e dobëta dhe 5 më e larta).
FRO-05, tani përmes kësaj ankete/votimi publik ka nxjerr rezulatet finale, konkretisht vlerësimet e qytetarëve të komunës së Ferizajt për punën e Ekzekutivit Komunal në Ferizajt për 100 ditë.
Në këtë anketë, qytetarët kanë pasur mundësin që të vlerësojnë punën e qeveris lokale të Ferizajt përmes notimit të punës së kryetarit të komunës dhe drejtorive në komunën e Ferizajt.