Nis legalizimi i objekteve ndërtimore në komunën e Ferizajt

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Që nga java e kaluar në komunën e Ferizajt ka filluar legalizimi i objekteve ndërtimore, procedura është fare e thjeshtë, palët që dëshirojnë të legalizojnë pronën e tyre duhet të kenë fletën poseduese, kopjen e planit, piketimin gjeodezik  dhe të paguajnë 1 euro për metër katrorë për shtëpi banimi dhe 2 euro për metër katrorë për banim kolektiv.

Procedurat e legalizimit janë më të lehta se sa marrja e një leje ndërtimit thonë zyrtarërt komunal  nga Drejtoria e Urbanizmit të komunës së Ferizajt

Sipas kësaj drejtorie taksat komunale janë 1 euro për metër katrorë për shtëpi banimi dhe 2 euro për  metër katrorë për banim kolektiv, pala që fillon procedurat e legalizimit duhet të posedojë fletën poseduese , kopjen e planit, piketimin gjeodezik, letërnjoftimin  dhe mund të aplikojnë për legalizim të objektit.

Në komunën e Ferizajt janë diku rreth 30 mijë objekte që presin legalizimin, procedurat janë të njejta si për objektet e papërfunduara gjithashtu edhe për objektet e ndërtuara

Ky proces ka filluar si projekt i veçantë dhe planifikohet që të implementohet brenda tri viteve të ardhshme./GM

Të ngjashme