Komuna e Ferizajt shtyn aktivitetet kulturore, shkak tërmeti në Shqipëri

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se aktiviteti “Turnir në volejboll”, i planifikuar të mbahet sot në shënim të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit është shtyrë për shkak të fatkeqësisë natyrore dhe tragjedisë që shkaktoi tërmeti në Shqipëri, shkruan Ekonomia Online.

Qytetarët do të njoftohen se kur do të mbahet aktiviteti, po ashtu për të njëjtin motiv është shtyrë edhe edicioni i 4-të i Bienalit të Vizatimit.

“Në shenjë solidariteti, për shkak të fatkeqësisë natyrore dhe tragjedisë që shkaktoi tërmeti që goditi këtë mëngjes Republikën e Shqipërisë, njoftojmë se aktiviteti “Turnir në volejboll” i planifikuar të mbahet sot, organizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në shënim të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, shtyhet në afat të pacaktuar. Për mbajtjen e këtij aktiviteti do të merrni informacionet përmes njoftimit të radhës. Gjithashtu, për të njejtin motiv, shtyhet deri në njoftimin e radhës edhe edicioni i 4-të i Bienalit të Vizatimit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.

Fotografia e Komuna e Ferizajt

Të ngjashme