Komuna e Ferizajit me staf të reduktuar, u shërben kërkesave të qytetarëve

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Ferizajit ka njoftuar se ka bërë reduktimin e stafit esecial të stafit nëpër departamente dhe njësi komunale.

Në njoftim thuhet se ofrohen shërbimet dhe kërkesat e qytetarëve, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me dokumentacionet civile.

Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, përkatësisht shëndetit të qytetarëve që frekuentojnë e kërkojnë shërbimet komunale, njoftojmë se Komuna e Ferizajt, ka bërë reduktimin esencial të stafit nëpër departamente, njësi komunale, mirëpo po vijojnë të ofrohen e përmbushen kërkesat e qytetarëve, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me dokumentacionet civile.

Kërkojmë nga qytetarët që të shmangin vizitat e kërkesat jourgjente pranë administratës komunale, në dobi të mbrojtjes së shëndetit të tyre nga ekspozimi evenual ndaj rrezikut të virusit COVID-19.

Të ngjashme