Kryetari i Komunës së Fushë – Kosovës, Burim Berisha nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Organiztën Gjermane “Help”, për mbështetje të projektit “Gratë ndërmarrëse në energji (Women Energy Entrepreneur)”.
Në kuadër të këtij projekti, që ka për qëllim zhvillimin e ndërmarrësisë përmes shfrytëzimit me efecient të energjisë, do të dhurohen 16 grante për gratë ndërmarrëse.
Shqipe Breznica, drejtoreshë e Organizatës “Help”, tha se nga kjo skemë e granteve për blerjen e pajisjeve të cilat kursejnë energji elektrike do të përfitojnë 16 gra ndërmarrëse.
Me këtë rast, kryetari Berisha ka falënderuar Organizatën “Help” si partnere e projektit që realizohet nga Fondacioni i Mileniumit në Kosovë.
Ndërkaq, Ekerem Berjani, drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, tha se investimi në pajisje që kursejnë energji elektrike, për çka është i destinuar ky projekt, do t`i ndihmojë gratë në uljen e shpenzimeve operative dhe orientimin e atyre mjeteve në rritjen dhe zhvillimin e biznesit të tyre.
Gratë mund të aplikojnë pasi të hapet konkursi, ku përzgjedhja do të bëhet përmes një procesi transparent. Ndërsa, projekti realizohet në bashkëpunim dhe participim me komunën e Fushë-Kosovës.