Komuna e Fushë-Kosovës njofton qytetarët se të gjitha rrugët janë të kalueshme

Prishtinë | 10 Jan 2021 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Fushë-Kosovës njofton qytetarët se të gjitha rrugët në gjithë territorin e komunës së Fushë-Kosovës janë të kalueshme.

Në fshatin Grabovc është e vërtetë që rruga është dëmtuar sepse vërshimet ishin bukur të mëdha por që nuk ka banor të izoluar dhe ata që dalin me deklarata për media e dinë fare mirë se i kanë edhe rrugët tjera të asfaltuara, të pa dëmtuara dhe të kalueshme.Dëmtimi i pronës publike nga ana e banorëve nuk është i lejueshëm andaj ata që dëmtojnë këto prona kanë edhe përgjegjësi.

Përfaqësuesit e partive politike vërehet qartë se janë totalisht të pa informuar dhe shërbehen vetëm me thashetheme.Ju premtojmë qytetarëve të fshatit Grabovc dhe fshatrave për rreth se sapo të përmirësohen kushtet atmosferike, komuna do ti rregulloi të gjitha rrugët e dëmtuara.

Të ngjashme