Komuna e Gjilanit e cilëson të papranueshme gjuhën e drejtorit të komunës ndaj gazetarit Musa Sabedini

Prishtinë | 03 Jan 2018 | 18:14 | Nga

Komuna e Gjilanit, e cila për katër vite radhazi ka qenë komunë lidere sa i përket transparencës me publikun në nivel vendi, shpreh keqardhje për gjuhën e pamatur të drejtorit të Urbanizmit, Valon Shefkiu në raport me gazetarin, Musa Sabedini.

Në parim, Komuna e Gjilanit është kundër çdo lloj kërcënimi apo tendence për kërcënim ndaj çdokujt.

“Komuna, në krye të së cilën është Lutfi Haziri, respekton ligjin dhe rendin publik dhe njëkohësisht të gjithë ata që hetohen nga organet e drejtësisë deri në verdiktin përfundimtar, i cilëson si të pafajshëm sipas parimeve të drejtësisë. Komuna e Gjilanit, përkatësisht drejtoria e Urbanizmit ka bërë punë jashtëzakonisht të mira së bashku me stafin në të mirë të qytetarëve të Gjilanit gjatë mandatit katër vjeçar, në përputhje me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e Komunës.

Komuna e Gjilanit thotë se për katër vitet e mandatit të shkuar ka pasur bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë dhe korrekt me të gjitha mediat dhe gazetarët e Republikës së Kosovës, sikurse edhe me gazetarin Musa Sabedini dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme