Komuna e Gjilanit mban dëgjim buxhetor në lagjen “Dheu i Bardhë” e Pogragjë

Prishtinë | 28 Gus 2018 | 13:57 | Nga

Nën organizimin e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe drejtorisë së Buxhetit, janë mbajtur edhe dy dëgjime buxhetore, ai në fshatin Pogragjë me rrethinë dhe në lagjen urbane “Dheu i Bardhë”, ku është bërë prezantimi i buxhetit, projekteve të planifikuara për investime publike në vitin 2019 dhe njëkohësisht janë pranuar edhe kërkesat për projekte prioritare nëpër lokalitete të ndryshme.

Dëgjimi publik është në funskion të përgatitjes së buxhetit të Komunës së Gjilanit, për vitin fiskal 2019 dhe planifikimin e hershëm për vitin 2020-2021.

Në fjalën e tij drejtori i Financave, Zijadin Maliqi, ka elaboruar vijat buxhetore para qytetarëve të pranishëm, ka spikatur projektet të cilat janë të planifikuara për investime dhe njëkohësisht ka kërkuar edhe propozime dhe kërkesa të interest public, nëpër lokalitete të ndryshme.

“Viti 2019 në bazë të programit qeverisës të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, është vit i investimeve në infrastrukturë kryesisht por edhe në sektorë të tjerë të rëndësishëm. Të hyrat vetanake nga Tatimi në Pronë dhe të hyrat tjera do të jenë investime kapitale. Deri më tani një pjesë e madhe e fshatrave dhe e lagjeve të Komunës së Gjilanit janë të mbuluara me rrugë të asfaltuara. Edhe viti i ardhshëm do të trajtoj fshatra të tëra me infrastrukturë rrugore dhe infrastrukturë përcjellëse, sikur që edhe zona urbane do të jetë e trajtuar njëtrajtshëm me prioritetet e vendosura në bazë të incizimit të gjendjes në terren”, ka thënë Maliqi.

Njëkohësisht Maliqi, ka bërë thirrje që të bëhet pagesa e faturave të Tatimit në Pronë, sepse siq ka njoftuar ai, buxheti për investime vetanake, është pikërisht nga mjetet e mbledhura prej Tatimit në Pronë.

Banorët të cilët kanë qenë prezent kanë paraqitur kërkesat e tyre, të cilat kryesisht ishin për investime në rrjetin e kanalizimit, trotuareve, ndriçimit publik, asfaltimit dhe projekteve të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme