Edhe këtë vit komuna e Istogut ka ndarë bursa për studentët të cilët kanë treguar suksese të mira gjatë studimeve.
Pjesë e ndarjes së kontratave për bursa sot ishte nënkryetari i komunës Lulzim Blakaj i cili i ka përgëzuar studentet për përzgjedhjen e tyre nga komisioni i cili ishte i përbërë nga anëtarët e kuvendit komunal si dhe nga drejtoria për Arsim.
“Në emër të komunës së Istogut dhe kryetarit Haki Rugova ju përgëzoj për përzgjedhjen e juaj si bursist të komunës sepse kjo tregon angazhimin dhe suksesin e juaj që keni arritur gjatë studimeve si dhe ju uroj suksese në të ardhmen dhe përfundim të suksesshëm të studimeve me rezultate sa me të mira”, tha nder të tjera nënkryetari Lulzim Blakaj.
Përzgjedhja e bursisteve është bërë bazuar në rregulloren komunale për ndarjen e bursave.
Numri i përgjithshëm i përfituesve të bursave nga buxheti komunal është 38.