Në seancën e Kuvendit të Komunës së Klinës, kanë marrë vendim nga të gjitha partitë politike për ndarjen e mjeteve buxhetore për realizimin e subvencionit për fëmijët e porsalindur.
Ndarja e mjeteve buxhetore do të behët në tri kategori, për fëmijën e parë do të ndahen 180 euro, për femijën e dytë 200 euro, ndërsa për të tretin dhe të tjerë do të ndahen nga 250.
Për këtë ka njoftuar kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Komuna e Klinës fillon ndarjen e mjeteve buxhetore për fëmijë të porsalindur
Të nderuar qytetarë të Klinës, prindër të dashur,
Sot, Kuvendi i Komunës, me vendim unanim nga të gjitha partitë politike, ka aprovuar propozimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për realizimin e subvencionit për fëmijët e porsalindur.
Ndarja e mjeteve buxhetore do të bëhet në këtë mënyrë:
Për fëmijën e parë do të ndahen 180 euro,
Për fëmijën e dytë 200 euro,
Për fëmijën tretë dhe të tjerë do të ndahen nga 250 euro.
Jam i zgjedhur që të punoj për të mirën e qytetarëve dhe çdo herë do të angazhohem që të ju dalim në ndihmë qytetarëve ”, ka shkruar Elezaj