Komuna e Lipjanit i jep në shfrytëzim katër vetura zyrtare stacionit të Policisë

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i ka dhënë në shfrytëzim katër vetura zyrtare stacionit të Policisë në Lipjan.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Komuna njofton se kjo po bëhet për të menaxhuar situatën nga koronavirusi.

“Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka dhënë në shfrytëzim katër vetura zyrtare stacionit Policor në Lipjan, për të menagjuar situatën së krijuar nga virusi COVID-19”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/komunalipjan/posts/3156977914313999

Të ngjashme