Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Jugut, ka thirrur mbledhje urgjente me fillim nga ora 21:30, të dielën më 11.01.2025.
Sipas njoftimit, sot do të bëhet zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit Komunal dhe betimi i anëtarit të Kuvendit, Arian Tahiri.
Para disa ditësh, komuna kishte njoftuar se mbledhja për miratimin e procesverbalit nga mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës, zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës, propozim-vendimi për formimin e Komitetit për Politike dhe Financa dhe propozim-vendim për formimin e Komitetit per Komunitete, ishte e paraparë të mbahej nesër, ditë e hënë, më 12.01.2025.