Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar këshilltarët komunalë për nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës. Ndërtimi planifikohet të fillojë sivjet dhe pritet të përfundojë në 2017.
Me këtë rast, Gashi është shprehur se tani dhe pas pranimit të futbollit të Kosovë nga UEFA-a, presin investim prej 2-3 milionë euro për futbollin e kësaj komune.
“Ditën e hënëe kemi nënshkruar memorandumin në MKRS për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës… Në takim sa ishim në ministri erdhi sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu dhe ai na tregoi ne afatin se deri kur mund të aplikojmë në UEFA për investime dhe nëse nuk e zëmë këtë hap kërkesat nuk do të merren parasysh”, ka treguar Xhafer Gashi.
“Ne shkuam në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe u takuam me zv.ministrin Bajram Gecaj dhe Zyra Ligjore na njoftoi për procedurat e seancës”.
“Unë besoj se duhet me u mburr nëse do të ketë investime 2-3 milionë euro nga UEFA-ja”.