Në përmbyllje të aktiviteteve për këtë vit, Komuna e Obiliqit sot shpërbleu me mirënjohje sportistët të cilët u treguan më të suksesshmit gjatë vitit 2017.
Sportist i Vitit 2017 në komunën e Obiliqit është zgjedhur Armend Thaqi nga Obiliqi që luanë të klubi i futbollit KF “Gjilani”.
Gjatë kësaj ceremonie u shpërblyen: Festina Curri si sportiste e vitit, Sadat Pajaziti si tranjeri më i mirë i vitit, Driton Preniqi, gjyqtari më i mire në futboll, Portieri Drin Hodaj dhe futbollisti perspektivë, Arlind Shabani etj.
Krahas sportistëve, Komuna ndau mirënjohje edhe për trajnerët më të mirë dhe punëtorët e kësaj komune për kontributin e tyre në sport.
Mysafir në eventin “Sportisti i vitit” ishte dhe sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit, Eroll Salihu, i cili edhe i ndau çmimin Sadat Pajazitit, për trajnerin më të mirë të klubit futbollistik të KEK-ut.
Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, tha se ndihet krenar me sportistët e kësaj komune, të cilët sipas tij, gjithmonë kanë qenë të dalluar.
Ndërsa, drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Obiliq, Fitore Hashani, vitin 2017 e cilësoi kulminant sa i përket sportit në këtë komunë.